MPB nuk do të lëshojë pasaporta për çdosecilin, ja kush ka përparësi

Ministria e Punëve të Brendshme do të japë pasaporta me procedurë të rregullt vetëm për qytetarët të cilëve iu duhet patjetër dhe për raste urgjente.

Marketing

Kriteret për prioritet në periudhën e ardhshme do të jenë të vlefshme vetëm për personat që duhet të mjekohen jashtë vendit, për aktivitete biznesi, për personat që punojnë jashtë vendit, për profesorët dhe ekspertët që duhet të marin pjesë nëpër kongrese ndërkombëtare, studentëve jashtë vendit dhe ngjashëm.

Këtë mbrëmë MPB e ka debatuar në një mbledhje urgjente sepse për momentin ka rreth 15 mijë persona që kanë kërkuar të nxjeirn pasaportë, ndërsa në dispozicion ka vetëm 4mijë shembuj të pasaportave.

Për momentin çdo ditë ka nga 700 kërkesa për pasaportë.