Një shtet i fuqishëm evropian ka kërkuar nga Kosova që ta vendos taksën, me qëllimin që Serbia të largohet nga dialogu, i cili në ato momente po shkonte drejt një kompromisi që Serbia ta “marr” Veriu e Kosovës dhe disa komuna të lindjes në Kosovë, kështu është shprehur mbrëmë, Aleksandar Vucic në një intervistë per mediat serbe, traneton agjencia e lajmeve INA.
Kjo intervistë ka nxitur reagime në Kosovë. Analisti dhe shkritari, Veton Surroi thotë se, kjo është një konfirmim i presidentit të Serbisë se ishte krejtësisht afër realizimi i ndarjes së Kosovës.
“Tash del se pos komunave të veriut ishin në lojë edhe ato të lindjes në Kosovë.
Është sikur ta shohësh një thriller që përshkruan çmontimin e një bombe”, ka theksuar Surroi.
Në anën tjetër, Halimi Matoshi, ish-këshilltar i kryeministrit Haradinaj thotë se, Vucic po vajton, pasi që idështoi ndarja e Veriut dhe Anamoravës.
“Ankimi plot deshpërim i Aleksandar Vučić-it se i dështoi ndarja e Kosovës, për shkak të tarifës 100% e cila e shtyni Serbinë ta shmang dialogun me Kosovën, është drama e cila u luajt për dy vjet në kurriz të Ramush Haradinajt dhe postit të tij.
Kryeministri Haradinaj pagoi faturën, por i dekonspiroi planet ogurzeza të triumviratit ballkanik për copëtimin e Kosovës.
Tarifa e mbajtur, duke ecë në maje shpate, pa i lënduar raportet me ShBA-në dhe fuqitë europiane, e delegjitimoi ndarjën dhe e riktheu përfshirjën amerikane në kontestin Kosovë-Serbi.
Kjo është rezistencë historike e Ramushit, tjerat janë rutinë qeverisëse!
Kosova e 17 shkurtit, si entitet juridik-politik dhe subjekt i të drejtës ndērkombëtare, e kaloi sfidën e shpërbërjes.
Republika e Kosovës është projekt i përhershëm në kufijt ekzistues”, është shprehur Matoshi. Ai madje ka lënë të kuptohet se taksa është mbeshtetur nga Britania e Madhe dhe Gjermania.