Lajm i rëndësishëm për personat pa dokumente identifikimi në Maqedoni të Veriut

Me ligjin i cili së fundmi u miratua para shpërbërjes së Kuvendit, është siguruar kornizë juridike institucionale me çka të gjithë personat pa dokumenta për identifikim në Maqedoninë e Veriut, do të bëhen me dokumenta personale. Të gjithë këta persona do të mund të regjistrohen në librin amë të të lindurve

Marketing

Këtë de bëri të ditur zv.ministrja për punë dhe politikë sociale Sanella Shkrijelj.

Ajo sqaroi se qëllimi i këtij ligji është personat që nuk janë evidentuar në librin amë të të lindurve të evidentohen në librin amë, me çka do të bëhen me letërnjoftim dhe do të munden të vijojnë shkollimin, të kenë mbrojtje sociale dhe shëndetësore, si dhe të mund të punësohen me sigurim social.

Ky problem i qytetarëve pa dokumenta për identifikim është injourar me vite me radhë. Këto persona janë nga etnitete të ndryshme. Kjo çështje pritet të zgjidhet nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale në bashkëpunim me MPB-në, Drejtorinë për librat amë dhe qendrën për punë sociale, si dhe me mbështetje të disa organizatave ndërkombëtare, OSBE dhe UNHCR.

Me këtë ligj të miratuar, pritet që rreth 700 persona pa çertifikatë të lindjes të bëhen me dokumenta zyrtare për identifikim.

Me këtë ligj siç thuhet, të gjithë personat që nuk kanë adresë zyrtare të banimit përshkak problemve të ndryshme, do të munden të paraqesin adresën e banimit dhe të evidentohen në adresën e qendrës për punë sociale në vendbanimin e tyre