Sela takohet me kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i sapo zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e ASH-së, Zijadin Sela i cili në Prishtinë ishte i shoqëruar nga sekretari gjeneral i Aleancës, Arben Taravari.

Marketing

Zijadin Sela ka shfrytëzuar takimin për të uruar Kurtit postin e kryeministrit dhe i ka dëshiruar sukses në realizimin e objektivave qeverisëse, po është biseduar edhe për zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Lidhur me takimin është prononcuar, sekretari general i ASH-së, Arben Taravari nëpërmes rrjetit social facebook.

“Me njeriun i cili bëri Revolucion në politikë, me njeriun që luftoi dhe triumfoi mbi të keqen, me Kryeministrin Albin Kurti … për të triumfuar edhe në 12 prill në Maqedoni!”, ka shkruar Taravari.