Një delegacion qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Oliver Spasovski dhe zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani, janë duke qëndruar për vizitë punë në Bruksel .Me këtë rast ata kanë zhvilluar takime të shumta me përfaqësues të lartë politikë.
Në vijë të kësaj zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani ka patur një takim jashtëzakonisht inkurajues në Bruksel me Kryetarin e Parlamentit Evropian, Dejvid Sasoli. Me këtë rast njeriu i dztë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut Osmani tha se Parlamenti Evropian demonstroi mbështetje të fuqishme për ardhmërinë evropiane jo vetëm të Maqedonisë së Veriut por edhe për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, që paraqet interes edhe për Unionin si një garancë e vetme për një Evropë të sigurt, stabile dhe të unifikuar.