Osmani kërkon unifikim për politikën e jashtme

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë thirrje për unifikim të politikes së jashtme nga tri institucionet kyçe të shtetit, por edhe të partive tjera parlamentare e shoqërisë civile në dialogun me Serbinë.

Marketing

Krahas saj, kryeparlamentarja deklaroi se brenda dy-tri ditëve do të takohen me partnerin e tyre qeverisës, Lëvizjen Vetëvendosje për të diskutuar mbi afatin kohor të largimit të tarifës dhe vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Kryeparlamentarja Osmani pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, në konferencën për media foli edhe për pjesëmarrjen e djeshme të saj në pritjen shtetërore të presidentit Thaçi, ku tha se ajo ka qenë në kuadër të protokollit të shtetit dhe jo pritje private e Thaçit.

Osmani: Është obligim politik dhe kushtetues unifikimi i politikës së jashtme

“Është obligim politik dhe obligim kushte tues i të gjitha institucioneve të vendit. Kuvendi i Kosovës këtu ka një obligim kyç sepse ashtu si e ka sqaruar vendimi i Gjykatës Kushtetuese se ndërtimi i politikës së jashtme bëhet nga Qeveria në bashkëpunim me Kuvendin. Në Kuvend ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe në konsultim me presidentin e vendit. Në këtë fazë që Kosova ka sfida të jashtëzakonshme në politikën e jashtme, jo vetëm në procesin e dialogut me Serbinë”, tha ajo.

Derisa kërkoi unifikim të politikës së jashtme, Osmani u vuri në pah edhe dallimet që i kanë ende me presidentin Hashim Thaçi.

Osmani: Ajo ka qenë agjendë shtetërore e koordinuar në tërësi nga protokolli i shtetit

“Ajo ka qenë agjendë shtetërore e koordinuar në tërësi nga protokolli i shtetit. Asnjë nga ato organizime nuk kanë qenë private. Pasi të thuhet që një pritje shtetërore në patronatin e tij, kjo do të ishte njëjtë sikur të t honi që seanca solemne ka qenë vetëm diçka e imja. T’i thoni deputetëve të opozitës pse shkuat në seancën e Vjosa Osmanit. Seanca ka qenë e Kuvendit të Republikës, pritja ka qenë e presidentit të republikës. Dallimet tona kanë qenë për çështje të caktuara. Siç është ndryshimi i kufijve, ato dallime akoma qëndrojnë sepse edhe dje e kam potencuar se është obligim i secilit përfaqësues politik të ruaj çdo pëllëmbë të territorit të Kosovës”, u shpreh Osmani.

Kryeparlamentarja Osmani foli edhe për largimin e tarifës 100 përqind ndaj Serbisë dhe vendosjen e reciprocitetit. Ajo u shpreh se brenda këtyre dy-tri ditëve do të takohen me partnerin qeverisës për të diskutuar mbi aspektin kohor të largimit të tarifës ndaj Serbisë.

Osmani: Këto dy tri ditë do të kemi një takim koordinues me VV për kohën e largimit të tarifës

“Lidhur me konkretizimin e asaj marrë veshje dhe hapave që vijnë në ndërkohë këto dy tri ditë do të kemi një takim koordinues. Do të vendosen hapat qoftë për aspektin kohor, qoftë për nga aspekti përmbajtjesor në atë marrëveshje që ka të bëj me tarifën”, tha Osmani

Osmani deklaroi se sot në mbledhjen e kryesisë janë krijuar 55 grupe të miqësisë, nga të gjitha rajonet e botës. Kurse u shpreh se ende janë në pritje që presidenti i vendit të dekretojë deputetët që kanë zëvendësuar ministrat e zgjedhur dhe ata që kanë marrë poste në ekzekutiv.

Kryeparlamentarja kërkoi angazhim edhe për liberalizim të vizave për t’i bindur shtetet që ende po hezitojnë për t’i dhënë dritën e gjelbër Kosovës për liberalizim të vizave për qytetarët tanë.