Lazio renditet në vendin e dytë në Seria A, kjo falë lojës së mirë të lojtarëve, por dhe të strategjive të ndjekura nga trajneri Simone Inzaghi.
Kjo ka bërë që Barcelona të shfaq interes për Inzaghin. Në Spanjë raportojnë se katalanasit prej disa kohësh po studiojnë teknikun italian të cilin e pëlqejnë për mënyrën sesi punon me skuadrën.
Kontrata e trajnerit të Lazio-s skadon në qershorin e ardhshëm dhe nëse numri një i stolit të Barcelonës, Quique Setien nuk arrin objektivat, Inzaghi mund të marrë një ofertë konkrete nga spanjollët.
43-vjeçari, edhe pse pa bankinë luksi si Inter apo Juventus, ka qenë i jashtëzakonshëm në strategjinë e zëvendësimeve.
Plot 17 pikë janë fituar nga Lazio vetëm falë ndryshimeve që Simone Inzagi ka kryer në pjesën e dytë të ndeshjeve këtë sezon. Një veçori që ngre jo pak vlerat e italianit si trajner.