I nderuar Kryeministër i Kosovës Albin Kurti, vizita e Zijadin Selës në kabinetin tuaj s’është kurrgjë tjetër përveç interesit të tij personal.
Sela ka ardhur te ju jo për diç tjetër, jo për t’iu respektuat juve, po që autoritetin tuaj ta shfrytëzonte për kampanjë zgjedhore, e me përkrahjen tuaj të marrë votat shqiptare. I nderuar Kryeministër Albin Kurti, ju vet e dini se koalicioni i Selës me Gashin është koalicion interesash partiake e kundër dëshirës së popullatës së pa kënaqur shqiptare.
Revolta e pakënaqësisë shqiptare në këtë shtet kërkon koalicion tre palësh kundruall BDI-se, e jo koalicion sipas qejfeve politike të dy partive ASH-AAA. Me këtë koalicion i nderuar Albin, nuk mundet BDI-ja, prandaj të padobishme dhe të kota do jenë përpjekjet tuaja për të mundur BDI-në.
Ju nuk guxoni të përkrahni as Besën e as ASH-në për shkak se gjatë e pas zgjedhjeve autoriteti juaj do jetë i pa suksesshëm. Ju i nderuar Albin duhet t’ia bëni me dije Zijadinit se jeni për koalicion tre palësh e jo dy palësh sikurse që do Ziadin Sela.
Sulejman Mehazi