Ky është salloni i bukurisë në të cilin nuk ka pasqyre

Kelly Vowles, pronarja e një salloni bukurie të quajtur Pixal-Rose Design, mori një vendim drastik, por të mirëmenduar për klientët e saj; Poltronat nuk do të kenë pasqyra përpara që klientët të mos shohin veten për periudha të gjata kohore.

Marketing

“Disa njerëz vijnë në sallon dhe qëndrojnë katër, pesë orë dhe vumë re se e shohin veten në pasqyrë dhe gjejnë të meta. Për shembull, fokusohen te rrudhat apo te sa të lodhur duken,” tha 37-vjeçarja.

“Por nëse heqim pasqyrat, klientët s’do të fiksohen me veten për një periudhë të gjatë dhe do të ndihen më mirë,” shtoi ajo.

Vowles u frymëzua pasi pa një dokumentar për operacionet plastike. “Njerëzve u ushtrohet trysni që të duken në një mënyrë të caktuar,” tha ajo. “E shohim vetë në sallon, thuajse të gjitha gratë që vijnë këtu duan të ndryshojnë diçka te vetja”, shkruan Anabel.

“Ndonjëherë duan të ndryshojnë prej fotove që shohin në Instagram, ndonjëherë sepse u kanë komentuar pamjen,” shtoi ajo.

Sidoqoftë, për ata që duan të shohin progresin e flokëve, disa poltrona do të kenë pasqyrë para.