Mbretëria e Bashkuar është duke u përgatitur që prej vitit 2021 të bllokojë hyrjen e emigrantëve të pakualifikuar dhe që nuk dinë gjuhën angleze.
Ministrja e Brendshme Priti Patel ka thënë se emigrantët duhet të mësojnë anglisht dhe të jenë të kualifikuar para se të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan The Independent.
“Ne jemi shumë të qartë për këtë, ky është një sistem që vendos kontrollin e qeverisë britanike mbi politikën e saj të imigracionit për herë të parë në këto dekadat e fundit”, tha Pitel.
Për ata që jetojnë tashmë jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, por nuk i plotësojnë kushtet e reja me bazë sistemin, Patel përmendi Skemën e Zgjidhjes së BE-së e cila ka marrë 3.2 milion aplikime.
Detajet e planeve radikale për të rregulluar emigracionin do të publikohen të mërkurën dhe Znj. Patel konfirmoi se diskutimet ishin zhvilluar me institucionet përkatëse.
Futja e një sistemi të ri të imigracionit me kontrolle më të rrepta se kush mund të hyjë në vend ishte një nga premtimet thelbësore të bëra nga fushata “Leave Leave” gjatë referendumit të Brexit 2016.