Milani synon të bëj një revolucion për të bërë ringritjen e madhe drejtë elitës së futbollit modern në kontinentin Evropian.
Drejtuesit e klubit italian ka nisur punë në për të hedhur themelet e sigurta drejtë progresit me një trajner cilësor. Gazeta prestigjioze “L’Equipe” raporton se Ralf Rangnick i cili ka drejtuar më parë klubin e Leipzig ka një para kontratë me kuqezinjtë.
61-vjeçari gjerman do të ketë kontroll të plotë për sa i përket merkatos, ndjekjes së talenteve dhe ndërtimit të skuadrës duke lënë pa funksionin dyshen Maldini-Boban. Edhe nëse Milani nuk e emëron gjermanin në krye të skuadrës, ai do të kompensohet sipas marrëveshjes mes palëve.
7 herë kampionët e Evropës më parë duhet që të arrijnë objektivat e këtij sezoni që është mbërritja në zonën Champions.