Musliu shkarkon nga puna Sinisha Aleksovskin

Drejtori i ri i Agjencisë për Zbulim, Erolld Musliu, ka marë një vendim të rëndësishëm. Siç mer vesh gazeta Lajm nga burime në kabinetin presidencial, Musliu i ka dhënë vendim për përjashtim nga puna Sinisha Aleksovskit, i cili konsiderohej si njeriu më i fuqishëm në kohën kur president ishte Gjorge Ivanov. Para ca kohe Musliu ka suspenduar nga puna Aleksovskin, kurse burimet tona thonë se e ka përjashtuar përfundimisht.

Marketing

Aleksovski ishte këshilltar për siguri i presidentit Ivanov dhe shumë herë publikisht është përmendur te rasti “Mo nstra”, te “Lagja e Trimave” dhe në raste tjera. Burimet tona thonë se pikërisht ky ka qenë shkaku pse ai është përjashtuar nga puna. Aleksovski sot u paraqit edhe në gjykatë lidhur me rastin “Monstra”.