Atalanta ka bërë një hap tejet të madh në përpjekje për të shkruar më shumë histori në Ligën e Kampionëve duke kaluar në fazën çerekfinale për herë të parë në histori të klubit, pasi e mundi bindshëm 4:1 Valencian në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të mërkurën në San Siro.
Tottenham, ndërkohë, është mposhtur në shtëpi 1:0 nga RB Leipzig, me klubin gjerman që e ka krijuar një përparësi të madhe para ndeshjes së kthimit në shtëpi pas tri javësh, raporton Gazeta Express.
Atalanta 4:1 Valencia
Atalanta, e cila shkroi historinë e klubit duke u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt për herë të parë, është një hap të shkruajë edhe më shumë histori duke e arritur çerekfinalen.
Dy gola nga Hans Hateboer, një nga Josip Ilici dhe një tjetër nga Romeo Freuler i mjaftuan skuadrës së Giampiero Gasperinit ta krijojë një avantazh të lartë para ndeshjes së kthimit pas tri javësh.
Denis Cheryshev e realizoi golin e vetëm për vizitorët nga Spanja, i cili mund t’i japë sado pak shpresë Valencias për ndeshjen e kthimit.
Tottenham 0:1 RB Leipzig
RB Leipzig bëri një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale, duke e mundur Tottenhamin e Jose Mourinhos midis Londrës me rezultat minimal.
Timo Werner e shënoi golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim, duke u treguar i saktë nga penalltia.
Tottenhami pati dy mungesa të theksuara në sulm, kapiteni Harry Kane dhe Son nuk u paraqiten si pasojë e lëndimeve.
Skuadra e Mourinhos do të kërkojë ta përmbys rezultatin në ndeshjen e kthimit pas tri jave në Gjermani, në mënyrë që të kalojë në çerekfinale.