“Mungesa e pasaportave”, reagon Komiteti i Helsinkut: Kapaciteti i institucioneve në pikëpyetje

Ditëve të fundit ministri teknik i Punëve të Bendshme njoftoi se për momentin ka mungesë pasaportash. E për këtë problematikë kanë reaguar nga Komiteti i Helsinkut. Nga ku thonë se sipas Ligjit për dokumente për udhëtim të shtetasve të Maqedonisë së Veriut, është kompetencë e MPB-së që të kujdeset për formularët dhe procedurat për dhënien e pasaportave dhe dokumenteve tjerë.

Marketing

“Lëshimi, në kuptimin e mungesës së formularëve për dhënien e dokumenteve për udhëtim, është në kundërshtim me përcaktimet strategjike të shtetit për anëtarësim në BE. E drejta e lëvizjes së lirë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kashtë kufijve të shtetit mund të realizohet vetëm nëse posedojnë pasaportë biometrike të vlefshme. Sipas metodologjisë për anëtarësim në BE, kapitulli i 24 (drejtësia, liria dhe siguria) në të cilën rregullohet kjo çështje, është njëri nga kapitujt që shteti do ta hap për anëtarësim në BE, me çka vendoset në pikëpyetje kapaciteti i institucioneve për përmbushjen e standardeve në pajtim me të drejtën evropiane”, thonë nga Komiteti i Helsinkit”, thuhet në reagimin e tyre.

Ata ju bëjnë thirrje institucioneve që të reagojnë në mënyrë adekuate dhe të gjejnë mënyrë për sanimin e dëmeve, që mund të paraqiten si pasojë e mosrealizimit të së drejtës së qytetarëve për lëvizjen e lirë jashtë shtetit.