SHBA-ja e dënon Rusinë për shkak të kiber sulmeve në Gjeorgji të kryera në tetor të vitit të kaluar.
Siç theksohet në deklaratën e sekretarit shtetëror Majk Pompeo, më 28 tetor të vitit 2019, Drejtoria e përgjithshme e zbulimit të Shtabit të përgjithhsëm të forcave të armatosura të Rusisë, ka kryer sulme masive kibernetike në Gjeorgji, që rezultoi në dëme të mëdha për qytetarët e vendit.
“Ky akt bie në kundërshtim me pohimet e Rusisë se ajo është lojtar përgjegjës në kiber hapësirën me demonstrim të sërish të kiber aktiviteteve të papërgjegjshme kundër vendeve tjera”, deklaroi Pompeo.
Shtohet se cak i këtyre aksioneve është krimi i jostabilitetit dhe minimit të institucioneve demokratike.
SHBA-ja premton ndihmë deri tek Gjeorgjia dhe qytetarët e vendit në përforcimin e sigurisë në kiber hapësirën dhe kundërmasa për aktorët qëllimkeq, si dhe ndihmë në përhapjen e mundësisë teknike të vendit për mbrojtje të institucioneve shtetërore nga aktivitete e ngjashme qëllimkeqe, thuhet në kumtesën e sotme nga sekretari shtetëror.