Komisioni në MPB ka shqyrtuar 77 kërkesa nga qytetarë për dhënie të pasaportave

Komisioni në MPB i cili me vendim të ministrit të Punëve të Brendshme Naqe Çulev u formua për shkak të numrit të kufizuar të formularëve për dokumente udhëtimi, në takimin e djeshëm të parë ka shqyrtuar gjithsej 77 kërkesa nga qytetarë, për të cilët pas kritereve të konfirmuara do të vendos se cilët janë urgjent dhe të paaulueshme të procesuohen në procedurë urgjente me qëllim të dhënies së dokumenteve të udhëtimit.

Marketing

Nga MPB informojnë se kërkesat për dhënie të dokumenteve të udhëtimit, bashkë me dokumentacionin përkatës, duhet të dorëzohen deri tek njësitë lokale të Sektorit për punë qytetare, me shenjë se bëhet fjalë për kërkesa URGJENTE për dokumente udhëtimi të cilët janë në komptencë të komisionit. Është e domosdoshme që kërkesat të përmbajnë numër telefoni të personit-parashtruesit.