Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, duhet të mbajë përgjegjësi dhe të japë llogari nëse informacioni për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Xhamajka nuk është e vërtetë.
Nëpërjmet një statusi në Facebook, ajo shprehet se Kosovës i duhen amvasadorë kompetent, profesional e të përgjegjshëm dhe jo për ambasadorë që shpërndajnë informacione të pavërteta.
Fitore Pacolli: ”Siç po duket shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prek edhe Ambasadorë.
Nëse informatën e pavërtetë për njohje ka dhënë Ambasadorja Çitaku ajo duhet të mbahet përgjegjëse e duhet menjëherë të jap llogari.
Kosovës tani i duhen Ambasadorë kompetent, profesional, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit.
Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta.
Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari.”