Llogaridhënia,funksionarët e BDI-së sot në Zhelinë

Karvani i llogaridhënies së funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot vazhdon në Komunën e Zhelinës.

Marketing

Me këtë rast qytetarët e komunës së Zhelinës dhe rrethinës, do të kenë mundësi të diskutojnë, të shkëmbejnë mendime, të parashtrojnë pyetje e tyre si dhe të japin vërejtjet lidhur me punën e Qeverisë dhe organeve të tjera shtetërore.
Agjenda e ngjarjes së sotme:
13:00- vizitë në fshatin Strimnicë, bashkëbisedim me qytetarët.
15:00-16:00 -Vizitë në Zhelinë në zonën industriale në kompaninë Liberta
19:00 – Takim me qytetarët në fshatin Pallaticë.