BDI i shpall luftë drejtësisë selektive nëpërmjet vetingut

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që sundimi i ligjit dhe i së drejtës është parakusht absolut për drejtësi joselektive, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe zhvillim ekonomik.Këtë e deklaroi Zv/ministrti i punëve të brendshme Agim Nuhiu, në pres konferencën e sotme në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Shkup, mbi drejtësinë selektive dhe vetingun.

Marketing

‘Ne kemi konstatuar gjendjen shqetësuese të pushtetit të tretë, pushtet ky i ndarë nga politika, dhe vlerësojmë që pas realizimit të përcaktimeve tona për liri dhe barazi nga Deklarata Themeluese e Bashkimit Demokratik për Integrim, koha është për të adresuar vetingun për të ardhur deri tek drejtësia joselektive, parashikueshmëria ligjore, sundimi i së drejtës dhe i ligjit në përgjithësi.

Në këtë mandat, shumica reformuese parlamentare dhe Bashkimi Demokratik për Integrim në vecanti, arriti të zbaton të gjitha planet reformuese, edhe atë 3-6-9 si dhe atë 18, bashkë me rekomandimet e z. Pribe, për të plotësuar të gjitha parakushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Rrjedhimisht, u zgjodh Kryeprokurori, u miratuan Ligji për Gjykata, ligji për këshillin gjyqësor, Ligji për Prokurori të Përgjithshme, ligji për këshill të prokurorëve publik, ligji për luftë kundër korrupsionit dhe u zgjodh komisioni për ta zbatuar këtë ligj, kodi penal, ligji për procedurë penale, ligji për avokatin e populi dhe shumë ligje reformuese, përfshirë edhe ato në sferën e sigurisë dhe administratës publike, marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtave fundamentale, mediave dhe luftës kundër korrupsionit.

Plotësimi i tërësishëm i të gjitha kushteve reformuese, bashkë me ato politike, u konfirmua nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe prandaj vendi ynë meriton datën për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian në muajin mars.

Por, ligjet duhet të gjejnë zbatim nga njerëz të përkushtuar në Politikë, Prokurori dhe në Gjykata.

Fatkeqësisht, jemi dëshmitar të aplikimit të drejtësisë selektive nga prokuroria dhe gjykatat të cilat krijojnë percepcionin e padrejtësisë dhe korrupsionit në shtyllën kryesore për stabilitetin e vendit, sundimin e ligjit.

Drejtësia selektive në vend është e frymëzuar nga politika, e aplikuar nga prokurorë dhe e zbatuar nga gjykatës me paragjykime nga sisteme të kaluara, me bindje të vjetëruara dhe me prirje korruptive.

BDI angazhohet për qeverisje të ligjit e jo të individit, por në mënyrë të barabartë, tranparente, joselektive dhe me parashikueshmëri ligjore.

Rrjedhimisht, Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet për veting të tërësishëm që nënkupton kontrollin e dyfishtë të secilit politikan, prokuror dhe gjykatës në vend sepse integriteti i individit udhëheqës dhe i institucionit që udhëheq janë baza e një shoqërie të shëndoshë.

Prandaj kërkojmë nga institucionet gjyqësore që të rishqyrtojnë rastet e kontestuara në opinion që kanë dëmtuar rëndë kredibilitetin e gjyqësorit duke konstatuar zbatimin e drejtësisë selektive që destabilizon shoqërinë dhe pamundëson barazinë.Rigjykimi transparent, monitorimi ndërkombëtar dhe prezumimi i pafajësisë janë parakushte për rikthim të besueshmërisë ndaj gjyqësorit në raste si Monstra, Sopoti, Alfa, Almiri, Sazdo dhe shumë të tjera.

BDI në këtë mandat i shpall luftë drejtësisë selektive dhe korrupsionit!
Me përkrahjen tuaj, BDI arriti të realizon programin e vet në tërësi , atë që e themi, atë e bëjmë. Prandaj, ju faleminderojnë për besimin e dhënë.

Ndërsa nga tani, angazhohemi bashkë për përmirësimin e cilësisë së jetës, bashkë për zhvillim dhe vende pune për të gjithë, bashkë për t’i dhënë fund drejtësisë joselektive nëpërmjet të vetingut, bashkë për rininë tonë si prioritet absolut i joni dhe përafrimin e standardeve tona me ato të Bashkimit Evropian.

Kemi bërë shumë punë, por edhe shumë punë kemi për të bërë.

Bashkë do t’i bëjmë të gjitha!