Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim sot ka dëshmuar për rastin “Monstra”, ai pas dëshmisë tha se BDI-ja është duke e paguar koston e ndodhisë, raporton TV21
Ahmeti tha se duhet të ketë rigjykim dhe monitorim nga institucionet ndërkombëtare.
E brenda në gjykatë gjatë dëshmisë, Ahmeti ka thënë se nuk beson që këtë krim ta kenë kryer shqiptarët.
“Nuk mendoj se ka shqiptarë që mund ta bëjë këtë krim. Ju kam thënë të gjithëve se nëse këtë e ka bërë një shqiptarë me pështym do ta dënoj”, deklaroi para trupit gjykues Ahmeti.