Nënshkruhet koalicioni ASH-Alternativa

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi tashmë kanë zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor mes këtyre partive. krerët e partive njoftuan se moto e këtij koalicioni do të jetë “Shtet për të gjithë”.

Marketing

I pyetur për dështimin e koalicionit trepalësh, kreu i ASH-së tha se oferta ka qenë e njëjtë për të gjithë dhe se Lëvizja Besa ka vetë përjashtuar veten nga ky koalicion.

“Ne nuk do ti japim kontribut kësaj teme. Ofertat që e ka nënshkruar z.Gashi ka pasur brenda koalicionin trepalësh ndërmjet Aleancës Besës dhe Alternativës. Firmën që kam vënë unë ka pasur brenda koalicionin trepalësh. Ato që e vetë përjashtuan veten ne i urojmë suksese gjithashtu”-pohoi mes tjerash Sela.