Raportuesja e PE mesazhe të fshehura për aktorët politikë

Raportuesja e PE në Shqipëri bëri thirrje për bashkim të aktorëve politik duke marrë parasysh momentin e rëndësishëm siç tha ajo ku ndodhet Shqipëria.

Marketing

Zonja Isabelle Santos tha në një konferencë për mediat se nuk donte të komentonte politikën e brendshme të vendit.

“Procesi i zgjerimit ka një rëndësi të madhe për BE dhe Shqipërinë. Do të vazhdojmë me reformat në kuadër të progresit. Do të vij këtu disa herë në vitet në vijim të flas me aktorët e shoqërisë civile dhe mediat. Këto reforma janë të rëndësishme jo vetëm për BE por dhe për Shqipërinë” tha Santos.

Megjithatë ajo tha se Reforma Zgjedhore duhet të jetë prioritet në këtë moment për palët dhe madje këtu pati dhe një mesazh për të gjithë aktorët politikë.

“Përpiquni të përfshini të gjithë në këtë reformë dhe e dini se çfarë dua të nënvizoj me këtë”, tha ajo.

Sa i përket procesit të çeljes së negociatave, raportuesja e BE-së tha gjithashtu se përgjegjësia nuk është vetëm e BE në këtë proces por edhe e aktorëve të brendshëm politik pa përmendur emra.

“Askush nuk mund të thotë se përgjegjësia është vetëm e BE por është dhe e aktorëve politik në këtë vend. Thirrje për bashkim në funksion të këtij momenti. Forcat politike të dialogojnë” deklaroi Santos.

“Shtyrja e vendimit për të votuar ligjin e medias është për tu përshëndetur dhe të respektohet opinioni i Komisionit të Venecias”, shtoi ajo.