Sa janë të shëndetshme boronicat?

Boronicat konsiderohen si frutat më të shëndetshme. Studiuesit i kanë cilësuar si “grali i shenjtë” i ngadalësimit të procesit të plakjes dhe aftësitë për të luftuar efektivisht sëmundjet e zemrës dhe Alzajmerin.

Marketing

Një studim i kryer së fundmi i rendit ato në krye të listës për aftësitë antioksiduese, krahasuar me 40 lloj frutash të tjera. Studiuesit amerikanë kanë arritur në përfundimin se boronicat janë shumë efektive për të luftuar radikalet e lira, kolesterolin e lartë dhe infeksionet.

Luftojnë plakjen

Boronicat përmbajnë antioksidantë, të cilat luftojnë procesin e plakjes.

Luftojnë kancerin

Boronicat kanë në përbërje të tyre elementë, të cilët nxisin disa lloj enzimash të parandalojnë kancerin dhe rritjen e qelizave tumorale në rast të shfaqjes.

Lehtësojnë diarrenë

Në Suedi, boronicat e thata përdoren për të kuruar diarrenë te fëmijët. Ato vrasin bakterin E.coli, i cili lidhet shpesh me këtë infeksion.

Rrisin përqendrimin dhe kujtesën

Është provuar se ekstrakti i boronicës rrit përqendrimin, aftësitë për të koordinuar punët dhe kujtesën afatshkurtër. Antocianina, e cila i jep frutit ngjyrën blu, vepron si mbrojtës për neuronet.

Janë të dobishme për shtatzëninë

Boronicat janë një burim i acidit folik. Ato përmbajnë edhe vitaminë C, kalcium dhe disa elementë të tjerë të domosdoshëm për nënat shtatzëna. Gjithashtu, fibrat në përbërje të tyre ndihmojnë tretjen dhe jashtëqitjen.

Reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Boronicat reduktojnë atë që njihet me emrin “kolesteroli i keq”, i cili ndikon në sëmundjet kardiovaskulare deri te ataku i zemrës.

Parandalojnë infeksionet urinare

Një element që gjendet te boronicat është provuar se ndikojnë pozitivisht te trakti urinar dhe reduktojnë rrezikun e infeksioneve. Ai sulmon bakteret që ngjiten te qelizat e mureve të traktit urinar.