Sot, karvani llogaridhënës i funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryesuar nga Ministri për investime vendore, Hisen Xhemaili , Zëvendësministri i Shëndetësisë, Armend Asllani, Sekretarë shtetëror, Deputet, Drejtor, vizituan Komunën e Zhelinës.
Gjatë vizitës ata qëndruan në Komunën e Zhelinës, vizituan zonën industriale, kompaninë Liberta, më pas vizituan edhe fshatin Strimnicë, ku realizuan takim me banorët e këtij fshati dhe dhanë llogaritë e tyre për të arriturat e deritanishme që përmes qeverisjes së pushtetit qendror dhe lokal janë premtuar dhe realizuar. Njëkohësisht, banorët në mënyrë të drejtpërdrejtë patën mundësi të komunikojnë me funksionarët kompetent të fushave të ndryshme dhe të marrin përgjigje në pyetjet që ata i tangojnë nga përditshmëria e tyre, nga sfidat me të cilat ata ballafaqohen, rreth planeve që ata kanë për të ardhmen e këtij rajoni etj.
Banorët e kësaj komune shprehën kënaqësi për investimet e deritanishme që janë bërë në këtë komunë, siç janë projektet infrastrukturore: ndërtimi dhe rikonstruimi i rrugëve lokale prej vijës ndarëse ndërmjet Komunës së Tetovës deri në qendër të fshatit në gjatësi prej 1420m, rruga Çiflik – Lërc në gjatësi prej 2000m si dhe rruga brenda fshatit Çiflik në gjatësi prej 420m etj.
Banorët e kësaj komune gjithashtu hapur shprehën edhe vërejtjet e tyre, sugjerimet dhe propozimet për iniciativat e radhës që duhet të ndërmerren për lehtësimin e jetës së tyre të përditshme dhe për progres më të shpejtë ekonomik të këtij rajoni.
“Bashkëbiseduam dhe dëgjuam me vëmendje shqetësimet e banorëve të Komunës së Zhelinës. Diskutuam së bashku lidhur me shqetësimet e mëdha të jetës së përditshme, dhe me vështirësitë që kanë familjet e kësaj zone.
Kthimi i besimit tek puna në fshat, si një mundësi për të jetuar në mirëqenie e cila sot duket një utopi, por që në fakt shumë vende e kanë realizuar, kështu që mund ta realizojmë dhe ne.
Vizituam zonën Industriale të Zhelinës, zonë shumë e frekuentuar dhe e përshtatshme për të realizuar një biznes, e vendosur jashtë vendbanimeve dhe e dedikuar kryesisht për zhvillim të biznesit për investitor të huaj por edhe
Vizituam kompanitë Liberta, Imobile dhe Edil Quartz të vendosura në Zonën Industriale kompani që kanë investuar dhe po pregaditen për instalimin e maqinerive dhe paisjeve plotësuese për fillimin e veprimtarive të tyre.
Në takimet me bizneset njoftuam për mbështetjen financiare që ofron shteti për subjektet që kan veprimtari prodhuese dhe kan për qëllim zgjerimin e kapaciteteve të tyre!
Shumë i rëndësishëm komunikimi me biznesin, jo vetëm për të kuptuar problematikat, por për të diskutuar edhe zgjidhjet më të mira të mundshme.” – thotë Xhemaili.