Lurius Karius i cili mbahet në mend për performancen e tij jo të mirë në finalen e Champions Legues të 2018-ës kundër Real Madridit, që nga ajo kohë duket se nuk ka arritur ta marrë veten.
Portieri është huazuar te Besiktasi në verën e vitit 2018, pas që Liverpooli transferoi Alisson Becker e i cili është duke bërë paraqitje të mrekullueshme për skuadrën e Klopp.
Kurse Karius me gabimet e tij vazhdoi edhe në Turqi, kur prap është duke u bërë shaka me të nga tifozët.
E siç duket fundi i tij ka ardhur edhe te skuadra turke pasi që ai edhe e ka paditur klubin turk për mos pagesën e katër pagave mujore.
Edhe pse ai mund të rikthehet te Liverpooli nuk pritet të mbahet shumë gjatë nga skuadra angleze por pritet transferimi i tij në ndonjë skuadër tjetër.