Njeriu me 2371 telefona celularë, shumica “Nokia”

Jayesh Kale ka në pronësi saktësisht 2371 telefona celularë, pjesë më e madhe e të cilëve të markës “Nokia” dhe të gjithë punojnë ende.

Marketing

Kale zotëron kështu koleksionin më të madh të këtij lloji në Indi, por nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Ëndrra e tij është që të futet në Librin e Rekordeve “Guinness”.

Në shtëpinë e tij në Thane, Indi, telefonat i gjen kudo, në dhomën e ndenjes, atë të gjumit, në sirtarët e kuzhinës e madje edhe në gardërobën e gruas së tij, e cila nuk shfaqet shumë e lumtur për këtë pasion të të shoqit.

Por Kale i dashuron shumë telefonat. “Janë fëmijët e mi”, thotë ai. “Bëhem shumë keq për telefonat. Nuk mund as të shoh kur dikujt i bie nga dora telefoni im, nuk e duroj dot që dikush t’i gërvishtë”.