Pas demantimit të lajmit se shteti i Xhamajkës e njohu Pavarësinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufcës.
Kjo për arsye se sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë ardhur në pushtet me premtimin se nën qeverisjen e tyre do të instalojnë logjikë llogaridhënëse.
“Çfarë kuptimi ka shkarkimi i ambasadores, nëse fillimisht nuk jep dorëheqje Ministri i Jashtëm,do të thoshin dikur VV dhe LDK para ardhjes në pushtet. Përgjegjësia e ambasadores nuk shkon vetëm”.