Thaçi: Nuk do bëhem zv. Kryeministër i Maqedonisë nëse BDI është pjesë e qeverisjes

Mbrëmjen e sotme të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” janë të ftuar Arjan Çuri dhe Menduh Thaçi, që kanë folur mbi zgjedhjet që do mbahen në Maqedoninë e Veriut më 12 prill.
Menduh Thaçi është drejtuesi i partisë politike maqedonase Partia Demokratike e Shqiptarëve dhe konkurron në këto zgjedhje. Qëllimi është të bëhet zv. Kryeministër.

Marketing

“Që unë kërkoj ta marr postin e zv. Kryeministrit dhe jap premtimin se partia maqedonase që do bëj koalicion me mua, të pranoj kushtin që e para, të bëjë zv. Kryeministrin shqiptar dhe e dyta, BDI mos ta parashohin të mos jetë pjesë e qeverisjes. PDSH do fitojë aq sa duhet të jetë pjesë e koalicionit. Unë nuk do bëhem zv. Kryeministër nëse BDI është pjesë e qeverisjes”, ka thënë Thaçi.