10 persona sulmojnë me thikë shqiptarin brenda autobusit në Athinë, askush s’e ndihmon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Raportohet se një i ri me origjinë shqiptare është plagosur me thikë në një autobus në zonën e Dionysus në Athinë.

Marketing

Sipas asaj që raportohet nga mediat greke i riu është sulmuar nga 10 persona. I riu shqiptar ka plagë në duar dhe në këmbë.

Akoma më e rëndë në këtë ngjarje është se askush nga ata që ndodheshin në autobus nuk lëvizi për ta ndihmuar.

I riu shqiptar ndodhet në spital, ku po merr dhe mjekimin. Sipas policisë grekë është duke u punuar për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.

Identiteti i të riut shqiptar nuk është bërë i ditur, po ashtu e ditur nuk është bërë as se cilat kanë qenë motivet për këtë ngjarje të rëndë.