E kishin kthyer lokalin në fole ku gëlonte “çokollata”, kapen dy vëllezërit në Fier

Dy vëllezër janë arrestuar pasi tregtonin lëndë narkotike dhe lokaline tyre e kishin kthyer në një fole ku gëlonte droga.

Marketing

Në pranga kanë rënë shtetasit D. B. dhe E. B, ndërsa gjatë kontrollit në biznesin e tyre iu janë gjetur dhe sekuestruar një sasi kanabisi në formë çokollate dhe një sasi eurosh e lekësh.

Policia sekuestroi 122 gram lëndë narkotike në formë çokollate, e dyshuar kanabis sativa dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë

Përshtasin lokalin për përdorim droge dhe tregtonin lëndë narkotike, vihen në pranga 2 vëllezërit.

Sekuestrohen 122 gram lëndë narkotike në formë çokollate, e dyshuar kanabis sativa dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. B., 40 vjeç dhe E. B., 27 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike në formë çokollate prej 122 gram e dyshuar kanabis sativa si edhe 1800 euro dhe 45 mijë lekë të reja të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorim droge”.