ODIHR për herë të tetë do të dërgoj vëzhgues për zgjedhjet parlamentare në vendin tonë të caktuara më 12 prill.Nga selia e zyrës për institute demokratike dhe të drejtave të njeriut të OSBE–së në Varshavë thonë se kanë këkuar nga vendet anëtare që të dërgojnë 250 vëzhgues aftshkurtë dhe 20 afatgjatë.
“Ekipi i parë prej 20 vëzhguesve afatgjatë do të mbërrijë në Shkup më 1 mars. Kemi kërkuar nga vendet anëtare të dërgojnë 20 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurtë të cilët në vend do të arrijnë disa ditë para zgjedhjeve. Procedura për mision vëzhgues ka filluar por ende është herët të thuhet se sa do të jetë numri përfundimtarë i vëzhguesve.”
ODIHR me 250 vëzhgues i ka përcjellë edhe zgjedhjet e fundit presidenciale vitin e kaluar. Nga pavarësimi i vendit vëzhgues të ODIHR kanë monitoruar 7 zgjedhje parlamentare prej të cilave 4 të parakohshme dhe 3 të rregullta, 5 zgjedhje presidenciale, 4 lokale dhe dy referendume.