Në suaza të nismave greke për promovim të perspektivës së BE-së në rajon, nesër në Selanik do të mbahet konferencë në nivel të lartë të quajtur “Nga Selaniku në Zagreb”, në të cilën do të marrë pjesë edhe ministri Nikolla Dimitrov, konferencë e cila sipas burimeve diplomatike greke, së bashku me kryesimin kroat dhe në bashkëpunim me Komisionin Evropian, synon t’u mundësojë vendeve të Ballkanit Perëndimor të “dëgjohen” në vigjilje të Samitit të majit në Zagreb, lajmëroi korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.
Sipas burimeve të njëjta, diplomacia greke synon, përmes konferencës ta bëjë të qartë se perspektiva aevropiane e këtyre vendeve është prioritet, jo vetëm për to, por edhe për shtetet tjera ballkanike të cilat tashmë janë anëtare të BE-së.
Në konferencë, përveç nikoqirit, shefit të diplomacisë greke, Nikos Dedias, do të marrë pjesë edhe ministri Nikolla Dimitrov, si dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Kroacisë, Italisë,Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë, Kosovës, kryerësi i detyrës të MPJ-së Shqipëri, zëvendësi i MPJ-së të Bosnja e Hercegovinës, sekretarët e përgjithshëm kompetent për çështje evropiane dhe rajonale nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë, si dhe sekretarja e përgjithshme e shërbimit evropian për aktivitete të jashtme, Hellga Shmid dhe zëvendës drejtori i përgjithshëm për zgjerim dhe politikë fqinjësore në Komisionin Evropian.
Me nismën konkrete, Greqia, sipas burimeve diplomatike, synon ta theksojë vlerën shtesë të zgjerimit të BE-së, si në sigurimin e stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit, ashtu edhe në vazhdimin konzistent dhe të pandërrprerë të përpjekjeve reformuese që i bëjnë vendet e rajonit.
Paralelisht, burimet e njëjta shtojnë se duke i marrë parasysh propozimet e mëparshme të Komisionit Evropian për ndryshim të metodologjisë për zgjerim të BE-së, konferenca është mundësi e shkëlqyer për të gjitha shtetet ballkanike, pa dallim nëse janë anëtare të BE-së ose jo, të shprehen në mënyra të përbashkëta, duke e konfirmuar përpjekjen e tyre për ngritjen evropiane.
Konferenca do të fillojë nesër në mëngjes në Selanik, ndërsa do të përfundojë me pres konferencën në të cilën do të flasin shefi i diplomacisë greke, ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, duke e marrë parasysh atë se vendi është kryesues me BE-në, si dhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian.