Rasti i Ilija Iviç, reagon edhe Ambasada amerikane: Politika nuk ka vend në sport

Ambasada amerikane në Kosovë reagoi pas rastit të futbollistit serb 17-vjeçar nga Graçanica, Ilija Iviç, i cili prej tri vitesh është pjesë e klubit kryeqytetas KF Flamurtari.

Marketing

Pasi Iviç zgjodhi të luajë me Kombëtaren e Kosovës, Komuna e Graçanicës ia ka larguar të dy prindërit nga puna, kurse ka pasur edhe reagime tjera të serbëve, pasi ai zgjodhi Kosovën.

“Urime Ilija Iviç! Ai frymëzon të gjithë të rinjtë në Kosovë që të punojnë shumë, të zhvillojnë talentin e tyre dhe të ndjekin ëndrrat e tyre. Politika nuk ka vend në sport. Ky është një moment për të festuar diversitetin dhe një atlet të ri të talentuar kosovar. Kosova është shtëpia jote!”, shkroi Ambasada amerikane.