Pendarovski i shprehu ngushëllime familjes së fëmijëve të vdekur në shpërthimin në Rramanli

Presidenti Stevo Pendarovski pasdite në profilin e tij në Facebook i shprehu ngushëllim familjes e cila humbi tre fëmijë në shpërthimin e bombolës së gazit në fshatin Rramanli të Kumanovës.

Marketing

“Ngushëllime për familjen dhe të afërmve për aksidentin në fshatin Rramanli të Kumanovës ku jetën e humbën tre fëmijë, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë lënduar. Humbja është e pakopensueshme, shpresoj se të lënduarve, të cilëve për momentin u ofrohet ndihmë mjekësore, do të jenë mirë” ka shkruar Pendarovski.