Zaev: Deri në vitin 1993 kam punuar tokën në fshat, ja si arritëm me familjen time (VIDEO)

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë në shoun televiziv “Një me një” në Kanal5 ka folur për jetën e tij nga fëmijëria e deri më tani. Ai ka thënë se fëmijërinë e ka kaluar në fshatin e lindjes në Murtino të Strumicës.

Marketing

Zaev ka rrëfyer se deri në vitin 1993 ka punuar tokën bujqësore. “Unë deri në vitin 1993 kam punuar arat në Murtinë. Atëherë kishte para të mira nga bujqësia dhe produktet shiteshin në tregjet në Serbi, Bosnjë, etj. Kam punuar gjithçka në ato katër hektarë. Më pas jemi shpërngulur në Strumicë. Mbi 4 – 5 vite kam kaluar në tregjet në Serbi, ku kemi shitur produktet tona bujqësore. Kur u ktheva nga studimet në Shkup kam punuar si magazionerë në firmën familjare, ku kam shkarkuar mallra, edhe ate një gjysmë kamioni.”, ka rrëfyer Zaev. Ai ka folur edhe për jetën si politikan ku një karrierë të pasur ka kaluar si kryetar i komunës së Strumicës, ku kishte fituar tre mandate dhe më pas duke u bërë kryeministri i vendit, që arriti ta rrëzojë nga froni ish-kryeministrin Nikola Gruevski.