Samiti në Londër, Albin Kurti pranë Ana Bërnabiqit

Kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, për herë të parë është takuar me homologen e tij serbe, Ana Bërnabiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Londër ku do të marrë pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Marketing

Ai atje është fotografuar krahas homologes së tij serbe, Ana Bërnabiq.

Fotografinë e dyshes e ka publikuar gazetari i “The Economist”, Tim Judah, i cili është shprehur i entuziazmuar se çfarë do të ndodhë nga ky takim

“Për reciprocitetin me njëri-tjetrin? Albin Kurti dhe Ana Bërnabiq. Do të jetë interesant të dëgjohet çfarë po ndodh prapa skenave dhe tani është mundësia. Samiti i BERZH-it për Investime në Ballkan”, ka shkruar Judah.

Në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi është që të prezantohen sektorët me mundësi të mëdha investimi.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka për qëllim përdorimin e investimeve si një mjet për të ndërtuar ekonomitë në vendet që janë në zhvillim.

Bërnabiq nuk ka qenë e pranishme në Konferencën e Sigurisë në Munih, andaj ky pritet të jetë takimi i parë i saj me Kurtin.

View image on Twitter