Adem Avziu nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka folur sot rreth administratorëve dhe të arriturave të BDI-së.
Ai tha se Bashkimi Demokratik për Integrim ka punësuar rreth 25 mijë nëpunës administrativ, po ka rritur edhe përqindjen e shqiptarëve në administratë nga 2 në 20%.
Ai përmendi edhe miratimin e ligjit për administratorë.
Nga 1 qershori Avziu tha se nëpunësit që kanë kryer shkollim të lartë do të kenë mundësi të kërkojnë sistematizim në vendin e punës.
Ai tha se BDI-ja do të mbështes hapjen e vendeve të reja të punës.
Edhe Avziupërmendi vetingun por edhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.