Konferenca e Selanikut, fqinjët evropianë kërkojnë integrimin e rajonit

Këshilli Evropian duhet t’ia mundësojë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë fillimin e bisedimeve para Samitit të Zagrebit. Çdo pezullim mund të ketë pasoja negative për rajonin dhe vetë Unionin. Kjo është porosia që vjen nga Selaniku, përkatësisht nga Koferenca e nivelit të lartë për perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor me titull “Nga Selaniku në Zagreb”. Ministri jashtëm grek, Nikos Dendias, ftoi BE-në që të mbajë dinamikën e politikës së zgjerimit, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor t’i përshpejtojnë reformat.

Marketing

“Unioni Evropian po përballet me sfida dhe e humbi një anëtar. Tani është më me rëndësi se kurrë që zgjerimi të kthehet si prioritet. Në këtë moment kritik për unionin është me rëndësi që të kthehet besueshmëria me metodologjinë e re për bisedime. Si fqinj të Ballkanit Perëndimor, përsërisim se e ardhmja e tyre është në BE. Ky është mesazh unison i gjithë rajonit. Zgjerimi është prioritet i lartë për Unionin. Çdo pezullim do të ndikojë negativisht.”,- tha ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias.

Edhe Kroacia, si kryesuese me BE-në, konsideron se ka klimë pozitive në vendet e Unionit që bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të fillojnë në mars.

“Presim që Këshilli ynë të merr pozicion për raportin për bisedime, që duhet të jetë gati deri në fund të muajit, që Këshilli Evropian të konfirmojë atë vendim dhe të definohet se kur do të mbahet konferenca ndërqeveritare. Ne gjithsesi se presim datë për bisedime për këto dy vende, të cilat e merituan këtë e që do të jetë sinjal i qartë për vendet e tjera të Evropës Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor se perspektiva evropiane është e arritshme.”,- tha ministri i jashtëm i Kroacisë, Gordan Gërliç Radman.

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, i bërë thirrje Këshillit Evropian që t’i japë vendit dritë jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësim. Sipas tij, marsi do provojë ambiciet gjeopolitike dhe kredibilitetin e BE-së.

“Evropa e tërë, stabile e suksesshme dhe në paqe, nuk mund të paramendohet pa integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor. Edhe një thirrje, konform konkluzave të Këshillit të Evropës në tetorin e kaluar të merren vendime për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, para Samitit në Zagreb.”,- u shpreh ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov.

Në margjina të Konferencës, Dimitrov ka takuar sekretaren gjenerale të Shërbimit për Punë të Jashtme të BE-së, Helga Shmid, nga e cila ka marrë mirënjohje për përparimin e vendit në zbatimin e reformave, që sipas saj, do t’ë sjellin lajme të mira për fillimin e bisedimeve.