Ministri Ademi nënshkroi Marrëveshjen për bashkëpunim ndërkombëtar me Organizatën Evropiane për Hulumtime Bërthamore (CERN)

“Sot, së bashku me Rektorin e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Prof. Dr. Nikolla Jankullovski, Rektorin e Universitetit “Nënë Tereza”, Prof. Dr. Aziz Pollozhani, Prorektorin për Shkencë të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Hazir Pollozhani, Natasha Hronevska, ushtruese e detyrës Ambasadore në Misionin e Përhershëm të Maqedonisë së Veriut për OKB, OBT dhe organizatave tjera ndërkombëtare dhe Prof. Dr. Mimoza Ristova jemi në vizitë në Organizatën Evropiane për Hulumtime Bërthamore (CERN) dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e nënshkrova Marrëveshjen për bashkëpunim ndërkombëtar me Organizatën Evropiane për Hulumtime Bërthamore (CERN) së bashku me drejtoreshën e përgjithshme të CERN, Fabiola Xhinoti.

Marketing

Vazhdimi i Marrëveshjes në fjalë për ne është moment shumë i rëndësishëm dhe besoj se e njëjta do të sigurojë përfitime dhe mundësi më të mëdha për shkencëtarët, hulumtuesit dhe studentët tanë, dhe me këtë edhe përfitime edhe për shtetin në tërësi.

Besoj në sukseset, në frytet e këtij bashkëpunimi që ka ekzistuar edhe deri më tani, por tash vlerësoj se këtë bashkëpunim jemi duke e ngritur një nivel më lartë, që është i rëndësishëm për projekte të reja që kanë rëndësi të madhe për shkencën, teknologjinë dhe industrinë në vendin tonë.” – thotë Ademi.