Lëvizja BESA në 2018: Asnjëherë koalicion me LSDM

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Abdush Demiri në tetor të vitit 2018 duke komentuar qëndrimet e Lëvizjes BESA për sitautën politike për ngjarjen e Referendumit dhe zgjedhjeve të parakohshme u shpreh se Lëvizja Besa kategorikisht hedh poshtë çdo mundësi për koalicionim parazgjedhor me LSDM-në, duke e vlersuar se çdo koalicionim i LSDM me cilëndo parti shqiptare pa u rrumbullaksuar të drejtat kushtetuese të shqiptarëve si popull i barabartë në Maqedoni do ishte në dëm të interesit të shqiptarëve.

Marketing

“Duke e patur parasysh faktin se në opinion publik qarkullojnë informacione se Maqedonia mund të hyjë në Zgjedhje të parakohshme parlamentare, Lëvizja Besa kategorikisht hedh poshtë çdo mundësi për koalicionim parazgjedhor me LSDM-në, duke e vlersuar se çdo koalicionim i LSDM me cilëndo parti shqiptare pa u rrumbullaksuar të drejtat kushtetuese të shqiptarëve si popull i barabartë në Maqedoni do ishte në dëm të interesit të shqiptarëve.

Lëvizja Besa si parti opozitare është e hapur për bashkëpunim me gjitha forcat politike shqiptare, organizatat joqeveritare apo me grupe të intelektualëve që kanë prioritet faktorizimin maksimal të votës shqiptare si mundësi e vetme për një përfaqësim politik kualitativ dhe dinjitoz të shqiptarëve në Maqedoni” është shprehur Demiri në tetor të vitit 2018.
Ndryshe nga viti 2018, siç përflitet ditëve të fundit, Lëvizja BESA mund të lidh koalicion parazgjedhor me LSDM-në e Zoran Zaevit për zgjedhjet e 12 Prillit.