Kumanova sot në ditë zie për tragjedinë në Rramanli

Komuna e Kumanovës sot do të jetë në ditë zie pas ngjarjes së rëndë në fshatin Rramanli, ku nga shpërthimi i bombolës së gazit humbën jetën 4 veta, prej të cilëve 3 fëmijë, dhe disa të tjerë të plagosur. Bëhet fjalë për një familje, e cila ishte viktimë e shpërthimit të bombolës së gazit në një shtëpi të këtij fshati.

Marketing

Këshilli Komunal i Komunë së Kumanovës unanimisht mbështeti propozimin dhe me këtë dita e sotme shpallet ditë zie. Sot të gjitha aktivitetet kulturore në këtë Komunë do të ndërpriten dhe flamujt do të ulen në gjysmë shtizë.

Anëtarët e Këshillit me propozim të kreut të Komunës, mbajtën një minutë heshtje për viktimat e shkaktuara nga shpërthimi i bombolës së gazit në Rramanli.