Numri i të vdekurve nga koronavirusi është rritur në 2,698 në të gjithë botën, me shumicën dërrmuese të rasteve në Kinë. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të prekurve në mbarë botën është mbi 80,000.
Koreja e Jugut tani ka më shumë se 890 raste të koronavirusit në të gjithë vendin.
Përhapja më e madhe në Evropë e virusit është në Itali, ku shtatë persona kanë vdekur dhe mbi 220 të tjerë janë infektuar, me kufizime të vendosura për disa komuna, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Irani ka raportuar të paktën 60 raste dhe 12 vdekje.
Përgatitja për një pandemi:
Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit thonë se është ende herët për ta shpallur koronavirusin një pandemi – por tani është koha për t’u përgatitur.