Fjalët përfundimtare për rastin “Transportuesi” më 2 mars

Gjykimi për rastin “Transportuesi” vazhdon më 2 mars kur fjalën përfundimtare duhet ta japë prokuroria.

Marketing

Gjykata ka revokuar seancën e sotme që të mund palët të përgatiten për fjalët përfundimtare.

Në rastin “Transportuesi” janë të akuzuar ish kryetari i komunës Vlladimir Taleski dhe 20 persona tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit për nxënës në Manastir, me çka është bërë shpërdorim i rreth 360.000 eurove.

Lëndën e udhëheq gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues i akuzës është Trajçe Pelivanov.