Zv/drejtori i Agjensisë për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural,Absulselam Selami njofton se janë paguar 11,3 milion denarë në llogaritë e 1,447 subjekteve për të gjithë bujqit që kanë ekonomi bujqësore të vogla, më sakt bëhet fjalë për pagesa nën masën “Pagesa direkte për tokë të punueshme bujqësore me hapsirë 0.2 deri në 1 hektar.
⭕Kjo masë zbatohet për herë të parë dhe përfitues janë ekonomitë bujqësore, ku sipërfaqja e përgjithshme e parcelave kadastrale të regjistruara në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore nuk kalon 1 hektar dhe nuk është përfitues i pagesave direkte, nën nën masat 1.1, 1.5, 1.8 dhe 1.11 të Rregullores për pagesa direkte.
⭕Mbështetja financiare për të gjithë bujqit që kanë kapacitet prodhues nga 0.2 deri 0.5 hektarë është 6.000 denarë për ekonomi bujqësore. Ndërsa, për ata përdorues që kanë kapacitete prodhuese nga 0,5 deri në 1 hektar tokë të punueshme, mbështetja financiare arrin në 12,000 denarë për ekonomi bujqësore.
⭕Deri tani, Agjencia ka paguar subvencione për kopshtarët, kultivuesit e kulturave bimore, vreshtarët, blegtorët që kanë ruajtur gjedhe dhe dhen. Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural do të vazhdojë të paguajë subvencione në kohë për të gjithë personat që kanë pëfituar të drejtë ligjore të përdorin këtë mbështetje financiare.
⭕Kjo Qeveri, që nga fillimi i mandatit të saj deri më sot, ka siguruar mbështetje financiare prej rreth 381.6 milion euro për zhvillimin e agro sektorit.