Hapet Konsullata shqiptare në Strugë, Cakaj: Do nxiten marrëdhëniet ekonomike

Qeveria shqiptare ka vendosur të hap një Konsullatë të Përgjithshme në Strugë, në Maqedoninë e Veriut. Kjo Konsullatë do të ketë për detyrë të mbulojë kryesisht qytete dhe zona në shtetin fqinj të cilat janë me popullsi shqiptare. Në një reagim në rrjetet sociale, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj shprehet se kjo konsullatë do të ketë për detyrë nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve ekonomike.
Gent Cakaj: Edhe një lajm fantastik për Shqipërinë e shqiptarë. Në përputhje me planin për të thelluar marrëdhënien e shtuar ndërveprimin me shqiptarët në rajon, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë tashmë ka marrë vendim për çeljen e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë, në Maqedoninë e Veriut!

Marketing

Rrethi konsullor i kësaj qendre përfshin Strugën, Ohrin, Manastirin, Kërçovën, Dibrën, Gjevgjelinë, Resen/rajon i Liqenit të Prespës. Pra, kjo konsullatë do të ketë rol të veçantë edhe në nxitjen e mëtejme të marrëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore mes tyre dhe Republikës së Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë me marrjen e masave të reja në shërbim të forcimit të lidhjeve me shqiptarët e lartësimit të faktorit shqiptar në rajon.