Elezi: Përmes BERZH sigurohen mjete për investim në teknologjinë e mjedisit!

Dy milion euro janë siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për investime në teknologji e mjedisit me performancë të lartë të destinuara për ndërtesa private dhe lehtësime strehimi në vend, kështu thekson zëvendësministrja e financave Shiret Elezi.

Marketing

Sipas saj, fondet do të vihen në dispozicion përmes Sparkasse Bank dhe janë të destinuara për individët që planifikojnë të investojnë në teknologji, materiale dhe zgjidhje të efikasitetit të energjisë. Financimi i BERZH-it është përmes Fondit të Financimit të Ekonomisë së Gjelbër (GEFF).

Ndërtesat në vend kanë nevojë urgjente për rinovim dhe izolim, që pritet të ulë kostot dhe të përmirësojë rehatinë e jetesës. Kjo është linja e tretë e kredisë përmes GEFF për Sparkasse Bank Maqedoni për të përmbushur kërkesën në rritje për këtë produkt financiar.

GEFF në Maqedoni është pjesë e Programit për Ballkanin Perendimor, Facility për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër – GEFF në vlerë prej 85 milion euro, vlerë kjo e aprovuar në vitin 2017 si një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Europian (BE), Ministrisë Federale të Financave Austriake dhe vendeve përfituese nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Nisma funksionon nën kujdesin e Programit Rajonal të Efikasitetit të Energjisë për Ballkanin Perëndimor (REEP Plus) dhe i zbatuar në partneritet me Sekretariatin Europian të Energjetikës. Ky program ofron mbështetje për politikat dhe harmonizimin e legjislacionit dhe rregulloreve të efikasitetit të energjisë me ndërtesat e banimit në vend, me direktivat përkatëse europiane, thotë kështu zëvendësministrja Elezi.

BERZG, deri më tani ka investuar mbi 2 miliard euro në 129 projekte në vendin tonë. Mbështetja e energjisë së gjelbër, është një përparësi për BERZG pasi adreson një nga sfidat më të rëndësishme me të cilat përballet vendi jonë.