Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i bën thirrje të gjitha partive politike duke përjashtuar LSDM-në që t’i bashkohen protestës për gjyqësor të pavarur. Mickoski thotë se VMRO-DPMNE-ja përmes protestës kërkon nga Prokuroria Publike të procedojë mbi bazën e përgjimeve që publikojnë zyrtarë të partisë së tij dhe gjykatat të lirohen nga presioni politik i Zoran Zaevit. Protesta e opozitës sot fillon para Prokurorisë Publike dhe përfundon para Gjykatës Supreme.
I bëj thirrje të gjitha partive politike të cilat ishin të zëshme për “vetting”, ndryshime në gjyqësor të na bashkohen neve dhe gjithë bashkërisht të kërkojmë që kjo padrejtësi në shtetin tonë të ndalojë njëherë e përgjithmonë. Qytetarët duhet ta ndjejnë drejtësinë dhe jo përmes të konvertuarve politik nga “Svarovski” në gjykatës “Lui Viton” të na diktojnë se si do të jenë vendimet gjyqësore etj”-tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.