Virusi korona/Me rekomandim të Qeverisë anulohen ekskursionet e nxënësve

Frika nga virusi Korona ka detyruar Qeverinë që të anulojë të gjitha udhëtimet dhe ekskursionet e shkollave dhe të universiteteve për në Itali ku numri i të prekurve nga Covid19 po rritet me shpejtësi të madhe. Në mbledhjen e fundit Qeveria obligoi ministrinë e Shëndetësisë që urgjentisht të sigurojë sasi të konsiderueshme të maskave, dorezave, mjeteve dezinfektuese dhe veshjeve mbrojtëse për institucionet e sistemit për menaxhimin e integruar të kufijve me qëllim mbrojtjen e personelit si dhe të sigurojë mjete dezinfektuese dhe sapunë për shkollat dhe çerdhet e vendit. Shkollat poashtu obligohen që në bashkëpunim me komunat dhe Qendrat e shëndetit Publik të organizojnë orë edukative.

Marketing

Do të shpërndahet i gjithë materiali informativ, si pyetësorët, dhe materiali mbrojtës në gjithë kalimet kufitare si dhe nëpër aeroporte aty ku mungon.8:02 ” Përgatisim procedurë furnizimi, kontaktuam me disa furnizues ata na thanë se ka sasi të mjaftueshme të maskave. Në të njëjtën kohë gjatë ditës së sotme presim të plotësohet rezerva që e posedojmë tani me një sasi të caktuar nga Kryqi i Kuq, deri në këtë moment nuk kam informacion se nuk ka sasi të mjaftueshme të materialeve -deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Masat e shtuara nëpër pikat kufitare dhe në aeroporte do të mbeten të fuqi për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga korona në vende të ndryshme të botës, por edhe për shkak të paraqitjes së rasteve të para në vendet e rajonit. Gjatë ditës u regjistruar rasti i parë me koronavirus në Kroaci. Bëhet fjalë për një djalë të ri që është shtrirë në një klinikë infektive në Zagreb. Në qytetin kroat të Rjekës po kryhen analiza ndaj disa personave tjerë të cilët kanë punuar në veri të Italisë. Mbi 2.600 njerëz kanë vdekur në Kinë nga ky virus, që u paraqit për herë të parë në provincën kineze të Hubeit. Numri i rasteve të prekura në botë ka kaluar tashmë 80 mijë. Shenjat kryesore të infektimit me koronavirus janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë të hënën se bota duhet të bëjë më shumë për t’u përgatitur për pandemi të mundshme. OBSH-ja ka thënë se është ende herët që shpërthimi i koronavirusit të trajtohet si pandemi, por se vendet duhet të jenë në fazën e përgatitjeve.