Motrat Mustafa kanë dhënë detajet e këngës së re.
Sahide dhe Safete Mustafa, të cilat në publik njihen si Motrat Mustafa, po finalizojnë këngën e tyre më të re.
Kjo këngë vjen me rastin e 8 marsit, ditës së gruas, ndërsa do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip.
Këtë gjë e ka konfirmuar Sahidja në një prononcim për lajmi.net, e cila tha se kënga do të publikohet një ditë ose dy para festës.
“Kjo këngë do të vjen për festën e gruas, për nder të festës së 8 marsit, do të jetë për nder të femrës”, tha ajo, duke bërë të ditur se për titullin e këtij projekti nuk kanë vendosur ende.
Sahidja shtoi se për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes Ilir Berani, orkestrimin e bëri Xheni, kurse videoklipi është punuar nga Emf Creative.