Ish deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski publikoi dy biseda joligjore të përgjuara, të ashtuquajtura “bomba”, të cilat sipas tij, kanë të bëjnë me biseda të ish kryeministrit Zaev. Por a është qëllimi diskreditimi i Zaevit apo luftë kundër krimit dhe korrupsionit?
VMRO-DPMNE para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare, luftën politike me LSDM-në e udhëheqë në mënyrë të njohur mirë për partinë në pushtet. Të ashtuquajturat bomba pas skandalit të përgjimeve të cilat i publikoi LSDM-ja në vitin 2015, u bën përditshmëri. Në rrjetet sociale dhe në Youtube po publikohet audio dhe video biseda të përgjuara jolegale të politikanëve dhe biznesmenëve. Më shumë në opinion ishin ata lidhur me rastin “Reket”, si dhe audio-incizimet të cilat i publikonte “El Cheka” për veprime të dyshuara korruptive të funksionarëve të lartë të BDI-së.
Ish deputeti opozitar Antonio Milloshoski në pres konferencë para dy dite publikoi audio-incizimin e dytë në të cilën siç tha, dëgjohet zëri i ish kryeministrit Zaev se si ai ka sjellur vendime në emër të Gjykatës Supreme dhe PSP-së dhe se ai ka qenë në dijeni me ish prokuroren speciale për të gjitha vendimet e saja.
Bombën e parë Milloshoski e publikoi në Kuvend gjatë kohës kur diskutohej ligji për prokurorinë, ndërsa në të sipas tij, dëgjohet Zaev se si me një person të panjohur bisedon për financimin e televizionit të të akuzuarit të parë të rastit “Reket”, Bojan Jovanovski. Përveç Jovanovskit, në këtë rast e akuzuar është edhe ish prokurorja speciale Katica Janeva, ndërsa sipas opozitës janë të përzier edhe funksionarë të lartë nga LSDM, si dhe vet Zaev.
Neni 110 nga Ligji për Prokurorinë tani parashikon se Prokuroria Publikoi nuk mund ta bazon aktakuzën në bazë të përgjimeve të paligjshme. Materialet dhe transkriptet nga materialet e përgjuara të paligjshme për lëndët që janë ngrit pas 30 qershorit 2017 mund të shfrytëzohen vetëm si indicie për ngritjen e procedurës.
“Nuk jam bash i sigurt se Antonio Milloshoski ka kredibilitet ose patriotizëm të lëshon në opinion nga biseda të përgjuara sekrete të Zaevit me 8 deputetët e pavarur nga VMRO. Së pari nga arsyeja etike që bashkë me ish shefin e tij Manevski – e kanë sëmuar rrënjën gjyqësisë. E dyta nga përmbajtja e vet bisedës. E dimë që është incizuar nga një deputet i friksuar nga 8 të pavarurit i cili ia ka dërguar Antonios që të shpëton nga një revanshizëm partiak ose politik. Nejse, të kthehemi te incizimi”, thotë Andrej Bozhinovski.
Ai mes tjerash shton se në incizim nuk ka asgjë kontestuese.
Atje dëgjohet pragmatizëm politik i kryeministrit e cili është drejtuar drejt qëllimit shtetëror për BE. Flet se ka mundësi që të kontrollon kryetarin e Gjykatës Supreme që në raportet e Pribes e kanë karakterizuar si institucion i kapur. Dhe çfarë ka këtu kontestuese? A e dimë përbërjen e Gjykatës Supreme!? Perspektiva juridike është e qartë ndaj “petardës” së Milloshoskit, nuk ka vota të tjera në lentë, një është. Nëse ka çfarë do gjë, menjëherë ta dorëzon te prokurori publik që të veproj. Për dallim nga koha e tyre, kishim frikë të shkojmë në Prokurorinë Publike”, ka deklaruar për Zhurnal, eksperti juridik, Andrej Bozhinovski.
“Bombat” e Milloshoskit janë pjesë e një skenari të fushatës parazgjedhore, thotë profesori universitar, Mersim Maksuti.
“Por që në fakt e krejt fushata e këtyre zgjedhjeve paraqet një absurditet politik në vete, si nga LSDM-ja që marshon për drejtësi dhe që dështoj në këto tre vite qeverisje të saj po ashtu edhe nga motoja e VMRO-së për drejtësi që ka qenë partia e zhytur në korrupsion më të lartë dhe kriminalitet në këtë vend!”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar, Mersim Maksuti.
Që të dy bombat Milloshoski i ka dorëzuar në Prokurori, gjegjësisht te prokurorja Villma Ruskovska.